Na kontaktoni
+355693127301

Albasp rreth nesh !

Rreth nesh .

Albasp - Albania Active Server Page - Sistem Technology është themeluar në vitin 2006 nga Sadi Murati (Kumanova). Fillimisht, fokusi ishte në zhvillimin e Sistemeve Online të punës. Më 2007, ka nisur zhvillimin e Sistemeve Online dhe ka krijuar një Sistem për Mirëmbajtje të Aeroplanëve në Rinas për Kompaninë Ajrore BelleAir Albania. Pas kësaj, ka krijuar sistemin e biletarisë online për disa biznese të vogla. Me avancimin e teknologjisë ASP, sistemi ka evoluar në një platformë për menaxhimin e shitjeve online për Linja Tokësore Ajrore dhe Detare. Ky sistem është tani në përdorim nga disa kompani shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Më tej, ka zhvilluar një sistem XML për tragetet e kompanive të trageteve GNV Albania dhe Adria Ferry në platformën TragetWeb në Durrës. Me avancimin e teknologjisë, janë krijuar sisteme hosting me kapacitetet e ndryshme: 1Gbps, 2Gbps, 5Gbps dhe 10Gbps për biznese. Po ashtu, AlbAsp Sistem Technology ka punuar në menaxhimin e sistemeve online për Internet Security kundër sulmeve kibernetike.
Kompania ka arritur të krijojë sisteme të shpejta dhe të sigurta duke përdorur teknologjinë Cloud dhe Cluster Hosting Database. Aktualisht, ata bashkëpunojnë me serverat në InterServer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Smarter Hosting në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe kanë një partneritet me CloudFlare për DNS Security Sistem dhe CloudNS.
Zyrat fizike për kontakt me klientët ndodhen në Tiranë, në adresën Galeria 17 Nentori. AlbAsp Sistem Technology është në procesin e ndërtimit të sistemeve për biznese B2B me API XML, si dhe strategji marketingu për biznese me klient dhe platforma CRM për menaxhimin e klientëve.

staff
Zyra ne Tirane
Pamja nga Ambienti i zyrave ne Tirane.
Adresa Galeria 17 Nentori Kati II
Tirane,Albania

Specialistet Stafi publik

Stafi elit te Albasp Technology ( Gjithsejt mbi 20 specialist )

IT Programues

Sadi Murati

Specialist ne Programim ne ASP BackEnd Programues.

CEO Sadi Murati
Projekt Manager

Ervin Uruçi

Specialist ne fushen e Marketingut dhe Projekt Menager ne ASPASP per zhvilli Biznesi dhe Marketing Online

Project Menager Ervin Uruçi
IT Sales Menager

Alban Sinani

IT Specialist per Sisteme Online

IT Alban Sinani

+355693127301

E Hene - E Premte: 9:00- 17:00

albasp.com

[email protected]

A keni ndonje pyetje ?

Mer informacione me shume...